Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 20.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Behar Dibra, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.06.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Behar Dibra, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.