Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 27.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Madani , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 01.07.2019 me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Kavajë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.