Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Valbona Durraj (Seknaj), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Valbona Durraj (Seknaj), kryetare pranë Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Suela Zhegu relatore, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.