Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancava dëgjimore më datë 14.06.2019 dhe më datë 11.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Ilir Mustafaj , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 18.07.2019 vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Ilir Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.