Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Maela Alicanaj , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 24.07.2019 vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Genta Tafa (Bungo) anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.