Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 14.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.10.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj, prokuror në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

  2. Transferimin e dosjes, që i përket çeshtjes penale nr. 129 te vitit 2010, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi,  znj. Suela Zhegu relatore, z. Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim me përjashtim të pikes 2, mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

​