Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 21.10.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Sonila Muhametaj (Domi), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.10.2019, vendosi:
Konfirmimin në deryrë të subjektit të rivlerësimit, Sonila Muhametaj (Domi), prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa (Bungo), znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.