Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.12.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Fatri Islamaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.12.2019, me shumicë votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Fatri Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.