Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 18.12.2019, për subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 20.12.2019, me shumicë votash vendosi:
- Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Astrit Kalaja, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
- Transferimin e dosjes së Gjykatës së Apelit Shkodër, që i përket procedimit penal nr. akti 1201 dhe nr. çështje 28325, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.