Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Bernina Kondi, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur sot, në orën 14:00, do të zhvillohet në datën 18.3.2020, ora 10:00. Komisioni vendosi ta shtyjë këtë seancë, pasi subjekti i rivlerësimit znj. Kondi, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.
Seanca e datës 18.3.2020 do të mbahet në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.