Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Nure Dreni, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datën 18.3.2020, ora 09:30, nuk do të zhvillohet për shkak të situatës në vend.
Data tjetër e seancës për shpalljen e vendimit do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.