Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Bib Ndreca, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datën 25.3.2020, ora 11: 00, nuk do të zhvillohet për shkak të situatës në vend.

Seanca e rradhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.