Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, z.Gjon Fusha, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 8.6.2020 ora 10:00 për arsye objektive nuk do të zhvillohet.
Seanca e shpalljes së vendimit do të mbahet në datë 12.6.2020, ora 12:45, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve.