Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në zbatim të nenit 3, pika 7, germa “b” e rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më 16 korrik 2020, Komisioni ka hedhur shortin dhe ka nisur procedurën e rivlerësimit për subjektet/kandidatë për në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ si më poshtë:
1. Alma Ahmeti – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Kukës;
2.Arta Duka – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Fier;
3.Elona Mihali- Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Vlorë;
4.Migena Laska – Gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Tiranë;
5.Marsela Pepi – e komanduar Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
6.Qemal Zaimi – i komanduar nëpunës përgjegjës në Njësinë e Vlerësimit Etik dhe Profesional në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
-