Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 6.8.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Aleks Nikolli bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 10.8.2020, me shumice votash vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, z. Olsi Komici relator, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit