Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 13.11.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Dorina Bejko bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.11.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Dorina Bejko, prokurore/drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.