Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe në zbatim të nenit 3, pika 7, germa “b” e rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, më 2 dhjetor 2020, Komisioni shpërndau me short dhe ka nisur procedurën e rivlerësimit për subjektin Sokol Pina/kandidat për gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm.