Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 13.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Bardhok LLeshi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.1.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bardhok Lleshi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Lezhë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit