Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 15.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Elona Mihali bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.1.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Mihali, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.