Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 12.2.2021 për subjektin e rivlerësimit,znj. Alma Ahmeti bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.2.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Ahmeti, gjyqtare në Rrethin Gjyqësor Kukës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.