Sekretar i Përgjithshëm
Z. Edmond Verçani është diplomuar në vitin 1984 në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer në sistemin publik, si dhe në atë bankar në detyra të larta drejtuese dhe menaxhuese. Ka kryer një sërë kualifikimesh profesionale kryesisht jashtë vendit, në fushën e menaxhimit financiar si: trajtimi i personaliteteve të larta, burimet njerëzore, komunikim, hartim dhe menaxhim projektesh, etj. Gjithashtu, ai është specializuar New York, SHBA rreth menaxhimit financiar, sistemit të pagave, sistemit të informacionit, shërbimit administrativ dhe mirëmbajtjes. Z. Edmond Verçani, gjatë karrierës së tij profesionale, ka kryer një sërë studimesh dhe publikimesh në gazetat më në zë të vendit mbi rishikimin e pagave dhe rritjen e minimumit jetik, studime mbi kostot dhe përmirësimin e shërbimit shëndetësor publik, si dhe studim mbi klasifikimin e portofolit të kredive sipas kritereve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë.
Arritje të veçanta gjatë mandatit si Drejtor i Përgjithshëm në Kuvendin e Shqipërisë, z. Vercani hartoi dhe paraqiti studimin “Për një mënyrë të re të transportit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, i cili u zbatua me sukses. Zbatimi i këtij projekti solli efekte pozitive të ndjeshme në reduktimin e shpenzimeve të transportit te deputetēve, duke ndikuar drejtpërdrejt në eficiencën buxhetore të Kuvendit dhe kursime të konsiderueshme për buxhetin e shtetit. Studimi u vlerësua si një shembull i menaxhimit racional të burimeve publike dhe i përkushtimit ndaj rritjes së transparencës dhe efektivitetit institucional.
Z. Edmond Verçani është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.
Në vitin 2020, z. Edmond Verçani mori detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.