Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, znj. Anila Galanxhi (Papa), e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 21 maj 2021, ora 14:30, nuk do të zhvillohet,  pasi  subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.