Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 26.5.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi) bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.5.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi), prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia,  znj. Etleda Çiftja relatore, znj. Alma Faskaj anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.