Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Atalanta Zeqiraj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Roland Ilia relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.