Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 23.6.2021 dhe në datën 30.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Ervin Karanxha bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.7.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ervin Karanxha, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.