Këshilltare Ekonomike
Znj. Egida Toska është diplomuar në vitin 2008 në Fakultetin e Ekonomisë, dega Administrim Biznesi, Tiranë. Karriera e saj profesionale prej 13 vitesh ka nisur në sektorin bankar si specialiste kredie në sektorin e kredive të bizneseve të vogla, të mesme dhe korporata. Prej vitit 2014 e në vijim, znj. Toska ka ushtruar detyrën e menaxheres se marrëdhënieve me korporatat në sektorin e kredive bankare, në drejtorinë e përgjithshme të një prej bankave të nivelit të dytë në vend. Në vitet 2009 – 2010 ka ndjekur studimet pasuniversitare në programin master të nivelit të dytë, dega Financë, në profilin “Tregje financiare dhe menaxhim bankar”. Znj. Egida Toska ka kryer disa trajnime në fushën financiare, kontabilitetit dhe menaxhimit bankar, si dhe është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.