Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Erion Çelaj, u ndërpre sepse përfaqësuesi ligjor i subjektit kërkoi shtyrjen e seancës, me qëllim përgatitjen e mbrojtjes ligjore. Subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent për shkak se ka shfaqur simptoma të virusit Covid-19 dhe është në pritje të përgjigjes së testit përkatës. Në këto kushte, trupi gjykues, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi dhe vlerësoi prokurën dhe kërkesën e përfaqësuesit ligjor të subjektit të rivlerësimit, vendosi ta pranojë duke e shtyrë zhvillimin e seancës për në datën 17.9.2021, ora 10:00.