Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Klorinda Çela, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.10.2021, vendosi:

 

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Klorinda Çela, gjyqtare pranë Gjykatës pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.