Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.11.2021 për subjektin e rivlerësimit, znj. Eda Kaja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.11.2021, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj.Eda Kaja, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.