Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, znj.Ermira Dedja bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.1.2022, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj.Ermira Dedja, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko , znj. Etleda Çiftja relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.