Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Drini Pali bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 18.1.2022, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Drini Pali, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.