Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.1.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Marku bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 28.1.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Marku, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Brunilda Bekteshi relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.