Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 11.3.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Arian Xhaferraj i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 15.3.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Z.Arian Xhaferraj, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Alma Faskaj relatore dhe znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.