Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sot, në datën 16.3.2022, njoftoi në seancë publike riçeljen e hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, z. Bevis Shehaj. Trupa gjykuese informoi se pranë Komisionit është depozituar një denoncim për të cilin është e nevojshme të kryhen verifikimet e disa indicieve, fakteve dhe provave të dhëna nëpërmjet tij, përpara dhënies se vendimit përfundimtar.
Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare në internet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.