Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit znj. Flora Reka, e planifikuar për t’u mbajtur në datë 18.3.2022, ora 9.30, nuk do të zhvillohet. Për arsye objektive, trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e seancës për shpalljen e vendimit në datë 25.3.2022, ora 9:45.