Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 28.6.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elsa Ulliri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 30.6.2022, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elsa Ulliri, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Etleda Çiftja relatore dhe znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit