Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se sot, datë 27.7.2022, seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Bajram Breçani, nuk u zhvillua e plotë.
Nga salla e seancave publike, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, z. Eritan Shehu, njoftoi pamundësinë e z. Breçani për të marrë pjesë në seancë për shkaqe shëndetësore duke i paraqitur trupit gjykues raportin mjekësor.
Në vijim të kësaj, përfaqësuesi ligjor kërkoi shtyrjen e seancës dëgjimore me argumentin se i duhej kohë në dispozicion për t’u njohur me materialet e dosjes së subjektit Bajram Breçani.
Trupi gjykues, në prani dhe të vëzhguesit ndërkombëtar pasi verifikoi raportin mjekësor si dhe prokurën e lëshuar nga subjekti i rivlerësimit për përfaqësuesin ligjor z. Eritan Shehu, vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për në datën 1.9.2022, ora 10:00.