Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.9.2022, për subjektin e rivlerësimit, znj. Shefkie Mataj (Demiraj) bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Shefkie Mataj (Demiraj), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 28.9.2022.