Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 26.1.2023, për subjektin e rivlerësimit, znj. Antonela Prendi bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Antonela Prendi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Olsi Komici relator, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 27.1.2023.