Kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), z. Roland Ilia, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Alfred Balla, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Takimi u zhvillua në kuadër të detyrës së re të zotit Roland Ilia si Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në fokus të këtij takimi ishte vijueshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira të vendosura prej vitesh, shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me punën e kryer deri tani, si dhe angazhimin dy palësh për të vijuar më tej punën.
Zoti Balla uroi kryetarin e KPK-së për detyrën e re në krye të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.