Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 13.11.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Maho, bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për z. Besnik Maho, ish-gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Brunilda Bekteshi, znj. Etleda Çiftja relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 15.11.2023.