Këshilltar Ligjor

Z. Almar Xhafellari në vitin 2014 ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, duke mbrojtur diplomën Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”. Me mbarimin e studimeve të larta, z. Xhafellari ka nisur punë si specialist pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Pas kësaj eksperience, z. Xhafellari u emërua në detyrën e inspektorit në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Në vitin 2021 është pajisur me licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.  Gjithashtu, Z. Xhafellari ka kryer disa trajnime të shkurtra profesionale në administratë publike, si dhe në organizata e fondacione të huaja, që operojnë në vend. Xhafellari është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe italiane. Në vitin 2023, z. Almar Xhafellari u përzgjodh si këshilltar ligjor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.