Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin këshilltar ligjor në këtë institucion.
Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rishpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit ligjor në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master shkencor”, në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë vendit dhe të ketë marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë shtatë vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë ose në administratën publike.
Kushte të përgjithshme:
- Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
- Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
- Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
- Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
- Dëshmi penaliteti.
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 13 mars 2024 pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën; Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë ,zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30 – 17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@kpk.al. i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit.