Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.4.2024, për subjektin e rivlerësimit, znj. Mirela Mishgjoni bazuar në ligjin nr. 84/2016, me shumicë votash vendosi:
Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Mishgjoni, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj Xhensila Pine, znj. Alma Faskaj relatore, znj. Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 5.4.2024.