Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Ervin Xhihani, me detyrë ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nuk u zhvillua.
Trupi gjykues nga salla e seancave publike deklaroi se ka vendosur të riçelë hetimin administrativ, për shkak të dy denoncimeve të depozituara pranë KPK-së ditën e sotme datë 12.9.2024.
Data tjetër për zhvillimin e seancës dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.