Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 22.10.2024, për subjektin e rivlerësimit, znj. Orela Troplini bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Orela Troplini, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.
Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall sot, në datën 22.10.2024.