Këshilltare Ligjore
Znj. Amarilda Xhaferri është diplomuar në vitin 2007 në Fakultetin Juridik, të Universitetit Ismail Qemali, Vlorë. Në vitin 2011 ka mbrojtur diplomën master i shkencave me temë “Pozita e të pandehurit dhe roli i mbrojtësit në procesin penal”, ndërsa në vitin 2016 ka fituar titullin “Doktor i shkencave” në profilin “E drejtë publike”. Karriera e saj profesionale si juriste ka nisur në vitin 2008, me detyrë sekretare gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më pas ka nisur punë si oficere e policisë gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës.
Në vitin 2010, znj. Xhaferri ka marrë detyrën e re të përgjegjëses së sektorit në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë, detyrë që e ka mbajtur për 3 vjet. Karriera e znj. Xhaferri ka vijuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në pozicionin e përgjegjëses së sektorit në DIVA/Deklarimit i të Ardhurave Vjetore Personale. Në periudhën 2016 – 2021 ka mbajtur postin e inspektorit pranë autoritetit të pavarur të Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Znj. Xhaferri ka kontribut profesional si lektore në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë, ka ushtruar profesionin e avokates, si dhe ka qenë anëtare bordi në disa shoqëri marketingu.
Znj. Amarilda Xhaferri është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze.