Këshilltare Ligjore

Znj. Ana Spahiu ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, duke mbrojtur diplomën Master i Shkencave në “E Drejta Publike”. Ka përfunduar studimet Master (LL.M.) në Universitetin e Oslos, Norvegji, në “E Drejta e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”. Zotëron licencën e avokatit nga viti 2017. Karriera profesionale e znj. Spahiu ka nisur pranë studios ligjore “LPA”, Tiranë, me detyrë këshilltare e lartë ligjore dhe, më pas, drejtuese e departamentit të së Drejtës së Punës dhe në atë të licencave, lejeve e autorizimeve. Nga viti 2018 ka vijuar karrierën profesionale në sektorin bankar pranë departamentit ligjor të Bankës Kombëtare Tregtare, duke u promovuar më pas edhe në pozicionin e zëvendësdrejtueses së departamentit. Në vitin 2023, znj. Ana Spahiu u përzgjodh si këshilltare ligjore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.