Anola Xhuli (Shala)
Këshilltare Ligjore
Diplomohet “Jurist” në vitin 1996, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2014 ka përfunduar studimet master në “Administrimin e institucioneve sociale në sistemin edrejtësisë”. Është e licencuar edhe në profesionin e avokates. Gjatë karrierës së saj ajo ka ushtruar detyrën e ndihmësgjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; shefes së sektorit për të drejtat e minorenëve dhe përafrimin e legjislacionit në këtë fushë në Drejtorinë e Shërbimeve Juridiko-Administrative në Ministrinë e Drejtësisë; inspektores në Drejtorinë e Inspektimit Gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë, si edhe drejtores juridike prej vitit 2009 pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë viteve 2001-2005 ka qenë anëtare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Autore e shumë botimeve, disponon një sërë certifikatash si trajnuese dhe zotëron gjuhën angleze.