Këshilltare Ekonomike
Diplomohet në vitin 2005 për “Financë-bankë”, në Fakultetin Ekonomik, Tiranë. Karriera e saj profesionale ka nisur në tregun privat, ka vijuar në atë publik shtetëror e, më pas, në shoqëritë civile. Për rreth tetë vjet znj. Topi ka punuar si specialiste e lartë kredie në sektorin bankar, ku ka menaxhuar një portofol të konsiderueshëm biznesesh të mëdha. Ndërsa në administratën publike znj. Topi ka mbajtur detyrën e drejtores së Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë post ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm: drejtimin e projektit kryesor të ndërtimit të sistemit të ri të menaxhimit të riskut. Gjatë viteve të fundit znj. Topi ka punuar dhe si menaxhere projektesh/programesh të financuara nga donatorë ndërkombëtarë, një ndër to ai i ripërdorimit të pronave të konfiskuara nga krimi i organizuar, për qëllime sociale nga organizatat e shoqërisë civile. Znj. Topi ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e kontrollit financiar, raportimit, menaxhimit dhe administrimit të riskut tatimor, trajnime këto që janë shoqëruar me certifikatat e posaçme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave, CEF-i etj.
Znj. Topi është njohëse e mirë e gjuhëve angleze, franceze dhe italiane